Pajtoni Residence prezantohet si “Epiqendra e Re e Tiranës”

pajtoni residence
2 Min Read

Në një event të organizuar nga Pajtoni Group në ambientet e Pajtoni Center, u prezantua zyrtarisht projekti më i ri dhe ambicioz urban në kryeqytet: Pajtoni Residence.

I konceptuar me sloganin “Epiqendra e Re e Tiranës”, projekti u prezantua në praninë e arkitektëve, ndërtuesve, investitorëve dhe personaliteteve publike, ndërsa pjesë e aktivitetit ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e cilësoi Pajtoni Residence si një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin urban të Tiranës.

Sipas kryeministrit, vetëm nga ky projekt, ende pa nisur ndërtimi, Bashkia e Tiranës ka përfituar rreth 14 milionë euro taksa, ndërsa projekti do të sjellë edhe investime direkte për komunitetin, përfshirë çerdhe, kopshte dhe infrastrukturë publike.

Një tjetër element i theksuar gjatë prezantimit ishte interesi i lartë nga diaspora shqiptare dhe investitorët e huaj. Sipas deklaratave gjatë eventit, rreth 350 apartamente janë prenotuar nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, ndërsa interesi për investime në projekt vazhdon të rritet.

Me një sipërfaqe ndërtimi prej rreth 220,000 m², Pajtoni Residence do të zhvillohet pas Pajtoni Center dhe do të përbëhet nga 12 objekte multifunksionale që kombinojnë hapësirat e banimit, biznesit dhe rekreacionit në një koncept të vetëm urban.

Arkitektura e projektit është realizuar nga studio prestigjioze ndërkombëtare RCR Arquitectes, fituese e çmimit prestigjioz Pritzker, duke sjellë një qasje bashkëkohore ku natyra, arkitektura dhe jeta urbane ndërthuren në harmoni.

Një nga elementët më unikë të projektit është koncepti i rezidencës pa makina, ku hapësirat e brendshme i dedikohen ekskluzivisht këmbësorëve, gjelbërimit dhe komunitetit. Projekti përfshin gjithashtu një park të ngritur urban në katin +5, me shëtitore rreth 1 km, pishinë, zona relaksi, palestër dhe hapësira sociale për banorët.

Pajtoni Residence synon të krijojë një standard të ri jetese në Tiranë një projekt ku arkitektura moderne, funksionaliteti dhe cilësia e jetesës bashkohen për të krijuar një mënyrë të re të përjetimit të qytetit.

Ndiqni kronikën e plotë nga TV Klan:
 TV Klan – Prezantimi i Pajtoni Residence

WhatsApp