Rreth nesh
Projekti është një zhvillim urban me karakter rezidencial dhe shërbimi, i konceptuar si një kompleks i integruar dhe vetëqëndrueshëm, i ndarë në tre faza ndërtimi. Ai ngrihet në një parcelë me rëndësi strategjike urbane në qytetin e Tiranës, përballë terminalit të transportit publik dhe pranë kryqëzimit të dy rrugëve kryesore kombëtare. Zhvillimi parashikon ndërtimin e strukturave shumëkatëshe të dedikuara për banim, zyra dhe funksione komerciale, të shoqëruara me një rrjet të plotë infrastrukturor të brendshëm.
Projekti është i ndarë në tre faza ndërtimi, të cilat zhvillohen në mënyrë të koordinuar brenda së njëjtës parcelë dhe mbi të njëjtin masterplan urban. Çdo fazë përfshin ndërtesa shumëkatëshe me përdorim të përzier, të konceptuara për të përmbushur funksione rezidenciale, tregtare dhe shërbimi.
Arkitektura
Arkitektura e projektit është e orientuar drejt një koncepti të ndarë në volumetri të shkallëzuara, me forma të pastra dhe artikulime që reflektojnë programin funksional të ndërtesave.
Volumet e ndërtesave janë të llogaritura në funksion të dritës natyrore, privatësisë së njësi banimi dhe komunikimit me hapësirat publike.
Fasadat ndërtohen mbi logjikën e ritmit vertikal dhe transparencës selektive:
Në katet e poshtme përdoren materialet rezistente si suva e trajtuar, veshje me panele arkitektonike të ventilueshme dhe xham të përforcuar.
Në katet e banimit përdoret xhami i trefishtë me izolim akustik dhe termik, i vendosur në pozicion të thelluar për mbrojtje nga dielli.
Në ballkone integrohen elementë të fasadave të gjelbërta dhe grila mbrojtëse alumini me funksion të dytë estetik dhe funksional.
Fasada ka ritme të ndryshme në varësi të përdorimit të brendshëm: me përmasa më të mëdha për zyrat dhe ritme më të rregullta për apartamentet, duke siguruar qartësi programatike.
Fazat e punimeve
FAZA 1
Faza e parë përfshin ndërtimin e pesë ndërtesave shumëkatëshe, të cilat variojnë në lartësi nga 14 deri në 19 kate mbi tokë. Sipërfaqja totale ndërtimore për këtë fazë është rreth 63,259 metra katrorë, ndërsa kapaciteti për parkim nëntokësor arrin në 36,245 metra katrorë të shtrira në tre nivele nëntokësore. Faza e parë është vendosur në pjesën qendrore të parcelës dhe krijon bazën strukturore të zhvillimit.
FAZA 2
Faza e dytë përbëhet nga katër ndërtesa, me lartësi 14 dhe 15 kate mbi tokë, të vendosura në zonën juglindore të kompleksit.
FAZA 3
Faza e tretë, përfshin tre ndërtesa të tjera shumëkatëshe, me lartësi që varion nga 24 deri në 30 kate mbi tokë.
Hapësirat e gjelbëruara
Projekti integron hapësira të gjelbëruara në disa nivele të ndryshme, të menduara si pjesë përbërëse e funksionit jetësor të kompleksit.
Gjelbërimi tokësor
Në nivelin zero, të gjitha sipërfaqet janë pedonale dhe të përshkueshme vetëm nga këmbësorë. Ndërtesat janë të organizuara rreth oborreve të brendshme të gjelbëruara, të cilat mund të përdoren për pushim, shëtitje ose aktivitete sociale të banorëve.
Platforma e gjelbër në katin e 5-të
Kjo është një strukturë me karakter të ndërmjetëm midis parkut publik dhe zonës rekreative të komunitetit.
Ajo përfshin:
Shtegje të vazhdueshme për ecje dhe ushtrime të lehta
Zona uljeje me mobilim urban të integruar
Zona për aktivitete të kontrolluara për fëmijë
Sipërfaqe për praktikë fizike, meditim dhe sport të lehtë
Shtresë e gjelbër me trashësi të mjaftueshme për pemë të mesme, shkurre dhe bimësi sezonale. Rrjet ujitjeje automatike me sistem filtrimi.
Gjelbërimi vertikal dhe në tarraca
Taracat përdoren si hapësira të aksesueshme për banorët, me gjelbërim të kontrolluar dhe zona relaksi. Ballkonet parashikohen me parapete të gjelbëruara dhe module bimore të integruara.