Standarde Ndërtimi
Me një lartësi që arrin deri në 105 metra, një raport të balancuar mes ndërtimit dhe hapësirave publike, dhe një koncept arkitektonik bashkëkohor, Pajtoni Residence pozicionohet si një nga zhvillimet më të rëndësishme urbane të Tiranës dhe shihet si Epiqendra e re e Qytetit.
Ky projekt nuk është thjesht një kompleks banimi, por një ekosistem urban i plotë, ku arkitektura, natyra, funksioni dhe komuniteti bashkëjetojnë për të krijuar një mënyrë të re jetese në qytet.
Gjelbërimi trajtohet si element lidhës horizontal dhe vertikal, përmes oborreve të brendshme, tarracave të gjelbra, çative të gjelbëruara dhe bimësisë ngjitëse në fasada, duke kontribuar në përmirësimin e mikroklimës, reduktimin e konsumit energjetik dhe rritjen e cilësisë së jetesës.
Ambientet komerciale janë një nga shtyllat kryesore të funksionimit të rezidencest dhe janë konceptuar për të krijuar jetë urbane aktive gjatë gjithë ditës. Ato shtrihen kryesisht në katin përdhe dhe katin +1, duke formuar një front të hapur dhe transparent ndaj qytetit.
Këto hapësira përfshijnë:
- dyqane dhe njësi shërbimi me akses direkt nga hapësira publike,
- galeri komerciale që funksionon si korridor urban lidhës midis dy akseve kryesore rrugore,
- ambiente fleksibël që mund të përdoren për retail, shërbime, zyra, kafene apo aktivitete komunitare.
Fasadat e ventiluara me vetrata xhami dhe organizimi i hapur rrisin ndriçimin natyror dhe vizibilitetin, duke e bërë zonën komerciale një pikë reference jo vetëm për banorët e kompleksit, por edhe për komunitetin përreth.
Në Kati 5 përfaqëson zemrën sociale dhe rekreative të Pajtoni Residence. Ky nivel nuk është trajtuar si kat standard ndërtimi, por si hapësirë publike e gjelbëruar dhe rekreative, një park i ngritur mbi te gjithë residencen.
Në këtë kat parashikohen:
- zona relaksi dhe qëndrimi,
- 1 km shëtitore
- Pishinë
- Palester
- basene ujore dekorative,
- vaska dhe ishuj gjelbërimi,
- tarraca sociale për banorët,
- ura metalike që lidhin volumenet, duke krijuar një përvojë arkitektonike dinamike,
Kati +5 funksionon si një oaz qetësie mbi intensitetin e qytetit, duke rritur ndjeshëm vlerën e jetesës dhe identitetin unik të projektit.
Kompleksi parashikon tre kate parkimi nëntokë për çdo fazë, me qindra poste parkimi dhe ambiente teknike mbështetëse. Në disa nivele nëntokë janë integruar edhe hapësira zyrash, të ndriçuara natyralisht përmes oborreve të brendshme, duke optimizuar përdorimin e volumit ndërtimor.