Facilitete

Thelbi i projektit qëndron në integrimin harmonik të natyrës me jetën urbane, përmes krijimit të një mjedisi të balancuar dhe funksional. Forma e përgjithshme e kompleksit zhvillohet përmes rritjes graduale të lartësisë së volumeve, duke krijuar një siluetë konkave që referon peizazhin natyror përreth dhe njëkohësisht vendos një landmark të ri urban për zonën.

Pajtoni Residence është konceptuar si një rezidencë pa makina, ku hapësirat e brendshme janë të dedikuara ekskluzivisht për banorët, këmbësorët dhe gjelbërimin. Qarkullimi i automjeteve nuk lejohet brenda kompleksit, pasi parkimi është i organizuar  me 2 hyrje – dalje në kate nëntokë me akses nga pjesa e pasme e rezidencës dhe para, duke garantuar qetësi, siguri dhe një ambient të pastër urban.

Kompleksi ofron:

  • Hapësira të brendshme pa makina, të sigurta për familjet dhe fëmijët
  • Parkim i organizuar nëntokë, me akses të kontrolluar
  • Siguri 24/7, me kontroll hyrje-daljesh dhe monitorim të vazhdueshëm
  • Oborr të madh të brendshëm dhe hapësira të gjelbra për relaks dhe ndërveprim social
  • Park të ngritur urban në katin +5, me zona relaksi dhe elemente ujore dekorative dhe pishine
  • Njësi komerciale dhe shërbimi në katin përdhe 
  • Zyra dhe shërbime në katin +1 
  • Nje unaze perqark  residences  per emergjencen. 
  • Apartamente të tipologjive të ndryshme, të orientuara drejt qetësisë dhe gjelbërimit

Pajtoni Residence ofron një mënyrë jetese moderne, të sigurt dhe të qetë, ku banimi, natyra dhe komoditeti bashkëjetojnë në harmoni   një rezidencë e menduar për të jetuar pa zhurmë, pa makina dhe me siguri maksimale.

WhatsApp